Lajme

PDSH: Vetëm ne mund ta shpetojmë Komunën nga kjo katandisje politike

Takimi i radhës ishte mbrëmë me nëndegën nr. 7 të Partisë Demokratike Shqiptare në qytetin e Preshevës, ku prezent ishin anëtarët e kryesisë të kësaj nëndege.

Edhe me këte nëndegë, bashkëbisedimi ishte në saje të gjendjes në kuadër të subjektit me theks të veçantë të veprimit të Këshilltarëve tashmë të shkarkuar nga Partia Demokratike Shqiptare si dhe gjendjes në pushtetin lokal të Komunës së Preshevës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i nderit të PDSH-së z. Zeqirja Fazliu i cili duke i gjykuar veprimet e këshilltareve tashmë të shkarkuar nga Partia Demokratike Shqiptare, theksoi se me veprimet e tyre këta këshilltarë po dëmtojnë rëndë në radhë të parë sistemin e vlerave të demokracisë përfaqësuese, nga se po veprojnë në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve dhe padyshim me veprime të tilla kanë dëmtuar rëndë Partinë Demokratike Shqiptare, e cila u formua dhe mbijetoi në rrethana shumë të rënda bashkë me popullin shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sikurse në nëndegët tjera edhe kjo nëndegë përshëndeti veprimin e shkarkimit nga anëtarësia të dhjetë këshilltarëve që janë ndarë nga grupi i 14-të këshilltarëve sa ka fituar në zgjedhjet e fundit Partia Demokratike Shqiptare, ku e dënuan rëndë keqpërdorimin e mandateve të fituara edhe nga elektorati i kësaj nëndege dhe me mbështetjen e gjërë të anëtarësisë së PDSH-së.

Nëndega nr. 7 e dënon rëndë veprimin e dhjetë këshilltarëve tashmë të përjashtuar nga Partia Demokratike Shqiptare, të cilët mundohen ta mbulojnë turpin e tyre duke u thirrur si këshilltarë të PDSH-së, e që pas veprimeve të tyre nuk kanë miratimin e asnjë organi të PDSH-së por vetëm interesat e tyre personale dhe familjare, prandaj nëndega shpreh shqetesim të madh dhe KËRKON në të njëjtën kohë bën APEL që këta këshilltarë të dorëzojnë mandatet të cilat po i keqpërdorin as me normën e moralit njerëzorë, e mos të flasim me normat statutore të Partisë Demokratike Shqiptare.

Shqetësim tjetër për anëtarët e kësaj nëndege ishte edhe menaxhimi i institucioneve të pushtetit lokal që pas zgjedhjeve lokale të 24.prillit të vitit 2016, menaxhim i cili nuk po tregon asnjë rezultat në përmirësimin e kushteve të këtyre banorëve.

Edhe nga ky takim pjesëmarrësit konstatuan se PDSH është subjekti i vetëm që mund ta ndryshojë këtë katandisje politike që po mbretëron në komunën e Preshevës, prandaj shprehën gatishmëri për mobilizim më të madh qytetar në kuadër të Partisë Demokratike Shqiptare.

Takimet dhe bashkebisedimet me nëndegët tjera do vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, njofton kryesia e PDSH-së nëpërmjet rrjetit social.

Related Articles

Back to top button