Shëndetësi

Pijet energjike rritin rrezikun për problemet me zemrën tek adoleshentët

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm një pije energjike në ditë, rritë rrezikun për sëmundje të zemrës, tek adoleshentët e rinj.

Kjo pije ndikon në të njëjtën kohë në hormonet e stresit dhe tek presioni i gjakut, transmeton Telegrafi.

Pija energjike “Rockstar”, që është më e shitura në Shtetet e Bashkuara, nxit hormonin e quajtur noradrenaline me 74 %.

Noradrenalina – zakonisht lirohet në kohë stresi – nxit presionin e gjakut dhe mundësinë e zemrës që të kontraktohet, duke zgjuar dhe rritur vigjilencën e trurit.

Këto ndryshime, bëjnë që adoleshentët e rinj të kenë probleme në zemrën, të cilat i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Related Articles

Back to top button