Problemi i ujit të pijshëm në Preshevë drejt fundit
Nën organizimin e zyres së UNDP-së në Serbi, sot kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani qëndroi në Beograd, vizitë gjatë së cilës u takua me Ambasadorin përfaqësues të institucioneve dhe ambasadave të ndryshme me rëndësi të madhe në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm.
Kryetarja Sinani gjatë takimit triorësh në hapsirat e UNDP-së, pati rastin të informojë dhe të bashkëbisedojë rreth nevojave urgjente për sigurimin e ujit të pijshëm në tërë komunën e Preshevës me përfaqësues të Ambasdës Japoneze, z.Masayoshi Yamato, atë të Norvegjisë, z.Ivan Kuzmanoviq, përfaqësues të Ambasadës Çeke, znj. Veronika Senjukova, shefja e UNDP-së për Serbi dhe përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, z.Stelina Nedera, përfaqësuesin e agjensionit USAID, z.Sinisha Çado, sekretarin shtetëror të Ministrisë së administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, dr.Ivan Boshnjak, zv.drejtorin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, znj. Jelena Çoliq, përfaqësuesen e Komesariatit për refugjat dhe migrim në Serbi, znj.Jelena Shurlan si dhe disa institute dhe ekspert në çështjen e ujit të pijshëm dhe sigurimit të tij.
Gjatë këtij takimi u prezentua problemi shumëvjeçar i qytetarëve të Komunës së Preshevës me ujin e pijshëm dhe nevoja urgjente për sigurimin e mjeteve të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetarja Sinani hapi tryezën me elobrimin e saj rreth Preshevës, mundësitë e rritjes së rrjetit të ujësjellsit dhe mundësitë e Preshevës për burimet e reja të ujit e që më pas shefja e UNDP-së i dëshiroi mirëseardhje të gjith ambasadorëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Pjesa më e gjatë e këtij takimi u shfrytëzua për përgjigjet në pyetjet e përfaqësuseve të ambasadave duke përfunduar me zotimin se të gjithë të pranishmit do të kontribojnë në zgjidhjen e këtij problemi.
Përveç zotimit për zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm, të gjithë pjesmarrësit u dakorduan të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë Komunën e Preshevës duke mbështetur përmes donacioneve të ndryshme projektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe komunën e Preshevës.