Lajme

QSA: ​​Fillon ndërtimi i shtëpisë edhe për një familje skamnore nga fshati Corroticë (Foto, Video)

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në bashkëpunim me korpusin e saj në Austri, Zvicër dhe Belgjikë me donatorë dhe kompanit lokale si dhe bashkatdhetarët tanë i kanë bërë bashkë forcat dhe mjetet dhe kanë nisur ndërtimin e shtëpisë së re për familjen e Gani Jusufit, i cili prej vitesh me familjen e tij 5 antarëshe kishte bërë jetë në një dhomë të vetme e cila nuk i ka plotësuar kushtet elementare për jetesë.

Nisja e gurthemelit të shtëpisë ka qenë gëzim për Ganiun dhe familjen e tij, e cila prej shumë vitesh kishte bërë jetë në kushte të rënda, në shtëpi shumë të vjetruar. I falemnderoj të gjithë ata që ma ndreqin shtëpinë”, ka thënë Gani Jusufi.

QSA nga viti 2009 si Organizatë e parë në këto troje, ka lansuar si projekt të vazhdueshëm dhe profesional, projektin “Strehimi”, e veanta e kësaj shtëpie është se nisma për realizimin e këtij projekti është bërë në rrugë legale ku QSA së bashku me Ganiun dhe të afërm të tij është marrë në mënyrë intensive me çështjet administrative, fillimisht të legalizimit dhe bartjes së pronës, për të vazhduar pastaj me procedurat tjera, si inçizimet gjeodezike, përpilimin e projekt-dokumentacionit teknik të nevojshëm, për sigurimin e lejes së ndërtimit.

Ndryshe QSA që nga themelimi i saj si organizatë në bashkëfinancim me donatorët e saj dhe qendrat e saja në Europë (Austri, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër), ka arritur të bëjë me kulm mbi kokë 11 familje.

Më poshtë mund të shikoni video materialin e përgatitur nga Radio Televizioni Aldi i cili përcjolli këtë ngjarje kaq domethënëse për QSA-në, familjen e Ganiut, por edhe për mbarë shoqërinë e Komunës sonë e më gjerë të Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button