Lajme

Qytetarët e Preshevës po torturohen nga premtimet boshe për sjelljen e investitorëve për hapjen e vendeve të punës

Puna që fillon me gënjeshtra, hajër nuk i shihet !

Qytetarët e komunës së Preshevës plot një vit po torturohen nga premtimet boshe për sjelljen e investitorëve për hapjen e vendeve të punës !

Xhelal Memeti (Xhimi) gjatë fushatës për zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016 kishte prezantuar investitorë Turq, Italjan, Zvicran por ata pas zgjedhjeve kurrë më nuk u kthyen në Preshevë.

Sot në Preshevë u soll Investitori “Metallka Majur” nga Jagodina e Serbisë, u tha se do ti hape s’paku 50 vende të punës !

E vërteta e këtij promovimi të sotit është kjo :

Firma “Metallka Major” nga Jagodina meret me prodhimin e materjalit elektrik, partnerin afarist në disa vite të fundit për tregun Shqipëtarë e ka “Vision Group 21” dhe është prezente në tregun e Tiranës dhe dhe disa qyteteve tjera të Shqiprisë !

Personi i cili sot në Preshevë u prezentua si kryetar i Odës Ekonomike të përbashkët Shqipëri-Serbi e që nënshkroi kontratën është Vladimir Cuka, në këtë rast është përfaqësues i Firmës “Vizion Group 21” nga Shqipëria e jo kryetar i Odës Ekonomike të përbashkët Shqipëri-Serbi sepse kjo Odë Ekonomike e cila u formua vitin e kaluar në qytetin e Nishit me iniciativën e kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e Odës, as organet tjera udhëheqëse. Oda është në fazën e anëtarësimit të Bizneseve nga Serbia dhe Shqipëria, numri i Bizneseve anëtare të Odës deri në këto momente ka arritur në 86. Kuvendi zgjedhor do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Tiranë. Koordinatori organizativ i krijimit të gjitha organeve udhëheqëse të Odës së përbashkët Shqipëri-Serbi është Krislen Keri nga Tirana !

Detajet tjera rreth kësaj ngjarje të sotit, po sa të verifikohen nga Rtv Spektri edhe zyrtarisht do ti publikojmë në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button