Lajme
Shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë në Preshevë (Video)
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shoqata Mjekët e Luginës gjatë kësaj dite organizuan aktivitetin shëndetësorë “Të jetojmë më mirë me diabet”, aktiviteti i SHML-së është mbajtur si në qytetin e Preshevës po ashtu edhe në qytetin e Bujanocit nga mjekët dhe nxënësit e shkollës së mesme të mjeksisë.
Aktiviteti që u zhvillua ishte matja e sheqerit në gjak dhe shtypjes së gjakut.