Lajme

Shoqata e shurdhmemecëve “Galeb” kanë një kërkesë për Komunën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës janë gjithësejt 30 persona shurdhmemecë ata kanë themeluar dhe shoqatën e tyre që nga viti 1998 të quajtuar “Galeb”.

Drejtuesit e shoqatës “Galeb” kanë kontaktuar në redaksin e Presheva.AL ku kanë treguar për kushtet e këqija të lokalit që ata kanë në dispozicion, Gëzim Maliqi Kryetar i Shoqatës së bashku me Fatmir Hasanin dhe Ramadan Salihun kanë treguar se tani 10 vite Komuna e Preshevës nuk ka ndihmuar për ti dal në ndihmë as me mjete financiare dhe as me rregullimin e lokalit ku ata takohen.

“Më parë janë mbajtuar aktivitete si psh. Janë krijuar ekipe futbollistike dhe kanë garuar mes vete, janë mbajtur organizime për festat e fundvitit, festën e gruas e shumë aktivitete tjera” ka thënë Gëzim Maliqi.

“Lokali ka nevojë për renovim, sepse në këto kushte nuk mund të mbajnë as një aktivitet, andaj kërkojmë nga Komuna e Preshevës të na ndihmojë në realzimin e kësaj kërkese, Faleminderit.”

Disa herë përfaqësuesit e “Galeb” kanë shkuar në takim mirëpo kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

© Presheva.AL  Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Related Articles

Back to top button