Shqiprim Arifi: Vjen investimi i radhës, Interspeed hap qendër tregtare
Pas projektit të suksesshëm me kompaninë “Solid”, u sigurua investitori i radhës, NLB nga Sllovenia.
NLB banka, tani si pronare e re e objektit, po meret me revitalizimin e hapësirave të qendrës tregtare Interspeed afër kufirit me Maqedoninë dhe pregatitjet për hapje të qendrës tregtare.
Sot në zyrët e Alternativës për Ndryshim u prit delegacioni i përfaqësueve të bankës NLB të udhëhequr nga menaxheri gjeneral i kësaj banke në Lubjanë, z. Jovica Jakovac ku përveç bisedave rreth punës së realizuar nga viti i kaluar rreth kompletimit të dokumentacionit mbi qendrën tregtare, gjithashtu u bisedua për hapjen e një përfaqësie të kësaj banke edhe në Preshevë.
Hapja e kësaj qendre tregtare ku pritet të bëhet punësimi i 250 deri në 300 punëtorëve është një projekt i rëndësisë së madhe për zbutjen e papunësisë në komunën tonë, Alternativa do të vazhdojë të jetë e angazhuar që implementimi i tij të shkoj pa pengesa.