Lajme

Të rinjtë nga Presheva largohen nga papunësia, të tjerët kanë të punësuar të gjithë familjen

Në Preshevë numri i të papunëve është shumë i madh mbi 75%, dhe ky problem po sjellë edhe largimin e banorëve në Komunën e Preshevës nëpër vendet evropiane si në Gjermani, Belgjikë, Suedi dhe vënde të tjera (ëndrra për një punë dhe jetë më të mirë).

Të punësohesh në Preshevë duhet patjetër që të kesh të paktën një librezë partie ose një “mik” të fortë, dhe kjo është një plagë e vjetër prej kohësh. Kjo ndodh si në komunë ashtu edhe në institucionet tjera.

Ky fenomen, natyrisht nuk ndodh vetëm në Preshevë por edhe në qytete të tjera të Serbisë. Por në Preshevë ka shumë raste kur një familje 4-5 anëtarëshe ka siguruar vende pune dhe shume familje të tëra nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar dhe sfidohen çdo ditë me varfërinë.

Egocentrizmi dhe “krimi” partive politike në Preshevë ka bërë që sot shumica dërmuese janë jashtë vendëlindjes së tyre dhe të tjerët presin radhët të largohen sa më shpejtë. Çdo kartë është luajtur në Preshevë, karta e rradhës është dhe do të quhet mashtrimi dhe “krim” i përsëritur 25 vjet me radhë mashtrim, 25 vjetë me radhë qindra mijëra të larguar nga Presheva.

(Presheva.AL)

Related Articles

Back to top button