Lajme

Vatrës ju bashkuan 25 Intelektual nga malësia e Bujanocit

Sot u mbajt një debat mes Lëvizjes Qytetare Vatra dhe qytetarëve nga malësia e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Ky diskutim ishte i frytshëm dhe njëherit 25 intelektual nga malësia e Bujanocit dhe vendet tjera ju bashkuan Lëvizjes Qytetare Vatra, për të ofruar kontributin e tyre të parezervë në këtë Lëvizje, e cila mbron ndershëm interesat e luginasëve në Kosovës.
Lëvizja Qytetare Vatra, ka diskutuar sot me qytetarë nga Presheva,Bujanoci e Medvegja, tema të cilat i preokupojnë këta qytetarë të cilët ka 18 vite që jetojnë në Kosovë. Edhe pse shumë asambleistë komunal dhe politikanë në Kosovë, tasht e 18 vite kanë fituar mandate me votat e luginasëve,e asnjëherë gjatë disa mandateve, nuk e kanë ngritur zërin për qytetarët e dëbuar nga lugina e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës.

Qytetarët janë mbushur mend dhe janë vetëdisuar që në zgjedhjet lokale të nëntorit, ata të cilët kanë të drejtë vote, votën e tyre ta koncentrojnë drejtë Lëvizjes Qytetare Vatra, në mënyrë që të faktorizohen luginasit politikisht në Kosovë, e veçanërisht në qytetin e Gjilanit, ku edhe janë shumicë. Grupe të ndryshme të qytetarëve nga malësia e Bujanocit, vullnetarisht janë duke ju bashkuar rradhëve të Lëvizjes Qytetare Vatra, me një gatishmëri të pa rezervë të kontribojn në Lëvizjen Qytetare Vatra dhe njëherë e mirë të zgjidhen problemet politike të luginasëve në Kosovë. Probleme për të cilat tasht e 18 vite janë gënjyer nga të gjitha subjektet politike në vend. Tashmë luginasit janë bashkuar dhe do të vendosin vetë për fatin e tyre në këtë vend. Nuk do të lejojn të na ndajnë e copëtojnë votuesit, dhe këtë nuk jemi duke e thënë vetëm ne por, çdo familje e malësisë së Bujanocit dhe luginës në përgjithësi. Këtë e dëshmon fakti se çdo ditë kemi dhjetëra aderime dhe grupe vullnetare të cilët janë duke na u ofruar vetëm me të njejtin qëllim, faktorizimin politik dhe përmes ksaj fitimin e të drejtave të shkelura ndërvite në Kosovë.

Related Articles

Back to top button