Lajme

Vrella e Miratocës, bukuri e rralle natyrore! (Foto, Video)

Kjo gurre e fuqishme ushqen lumin Bajka te Miratocit me uje ne sasi 80-150 litra per sekond. Eshte gurra me e fuqishme ne territorin e komunes se Presheves dhe i takon pellgut lumor te Vardarit respektivisht pellgut te Detit Egje.

Nga specialistet e hidrologjise radhitet ne burimet e nxehta- termale, sepse temperatura e ujit eshte rregullisht 24 grade celzius. Per shkak te ketyre temperaturave te pershtatshme shume te rinje ne sezonin e veres e shfrytezojne si pishine natyrore, sidomos ata te fshtrave me te afert si per shembull nga Miratoci, Cukarka, Strezoci etj.


Dega kryesore formuese e lumit Banjka (nga popullsia vendase quhet Bajka) eshte kjo gurre e fuqishme.

Mendoj se toponimi i lokalitetit te fushes se Miratocit dhe hidronimi i lumit Banjka bazen e ka ne vetite termale te kesaj gurre. Temperatura e ujit te burimit prej 24 grade celzius sherbeu si element orientues per banoret e kesaj treve qe ti japin emrin Baje-ka, Banjka ose Bajka. Deri ne mesjeten e vone lokaliteti ne fjale i takonte fshatit Cakanoc.

Related Articles

Back to top button