Zv.Kryetari, i Komunes së Preshevës z.Xhelal Memeti përkrahë Referendumin e Turqisë
Zv.Kryetari, i Komunes së Preshevës z.Xhelal Memeti zhvilloi vizitë diplomatike në shtetin ne Turqis në fillim te muajit prill , përkatësisht në qytetin e Stambollit dhe Ankaras.
Në Turqi,u mirëpriten nga përfaqësues të lartë shtetëror të nivelit Qendror dhe Lokal.
Gjatë vizitës zyrtare u mirëprit nga Nënkryetari i Kuvendit të Parlamentit të Republikës së Turqisë në Ankara, poashtu zyrja e Presidencës.
Zv.Kryetari, i Komunes së Preshevës z.Xhelal Memeti , duke përcjell politiken e Turqis, procesin e fundit politikë referendumi për Ndryshime Kushtetuese, nga të cilat pritët të ndryshohet sistemi politik i vendit nga aj Parlementar në Republik Presidenciale , thekson se ndryshimet kushtetuese në Turqi nuk do ti sjellin vetëm të mira Turqis por edhe Ballkanit , duke deklaruar me këto fjal “Nëse Turqia është e fortë dhe stabile edhe ballkani do jetë i fort dhe do të kemi stabilitet , përshkak qe Turqia ka shpreh vllazërin me shekuj në këtë vend”.
Zv.Kryetari, i Komunes së Preshevës z.Xhelal Memeti për referendumin në Turqi, bën thirrje shqiptarëve në Turqi me të drejtë vote, t’i thonë “PO” referendumit.
Zv.Kryetari, i Komunes së Preshevës z.Xhelal Memeti theksoi rëndësinë e shtetit të Turqisë si një urë lidhësve jo vetëm ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk, por edhe ndërmjet Evropës dhe Perëndimit.
Në emrin tim personal si dhe në emrin e gjith Lugines së Preshevës e përkrahim dhe shprehim vullnet qe te realizohet Referendumi në Turqi , duke mbetur me shpres qe ti kaloni këto sakrifica ndaj armikut tuaj dhe armikut tonë , shpresojm dhe kemi besim në juve se do ta sfidoni dhe do dalni fitimtar ndaj popullit dhe Shtetit tuaj.
“Zoti e bekoftë Turqinë , Zoti e bekoftë miqësinë dhe vëllazërinë tonë”