zv.kryetari në detyrë z.Xhelal Memeti realizon ëndrrën e tij për sjelljen e investitorit nga Jagodina (Video)
Kryetarja e Preshevës, znj.Aridta Sinani, sot në një takim trepalësh mirëpriti përfaqesuesit e kompanisë “Metalka Majur” nga Jagodina dhe përfaqësuesit e SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Republika e Shqipërisë.
Në këtë takim u bisedua rreth kapaciteteve prodhuese të kompanisë “Metalka Majur” nga Jagodina dhe kapacitetet e “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria për plasimin e mundshëm të prodhimeve të kompanisë “Metalka Majur” si mjeteve të posaçme, materjaleve për instalime elektrike, pajisje për PTT etj.
Gjatë takimit u dakordua që SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria në rolin e distributorit gjeneral të plasojë prodhimet e kompanisë “Metalka Majur” në tregun e Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Qipros, me ç’rast kompania “Metalka Majur” obligohet të hapë përfaqësinë e saj në komunën e Preshevës, e cila deri në fund të vitit 2017 do të punësojë më së paku 50 punëtorë.
Përveç kontratës së nënshkruar që parasheh hapjen e kompanisë “Metalka Majur” në Preshevë dhe siguron për fillim 50 vende te reja te punës, përfaqësuesi i kompanisë “Vision Gruop 21 Albania” premtoi angazhimin e tij në sigurimin edhe te disa investitorëve të tjerë nga Shqipëria, e sidomos nga biznesi fason.
Vlen të ceket se ky bashkëpunim është inicuar nga zv.kryetari në detyrë z.Xhelal Memeti shumë muaj më parë, por nuk është arritur të realizohet për arsye të mosmarrwveshjeve me ish kryetarin e mëparshëm.