Lajme

Ardita Sinani: e palogjikshme ideja e shkëmbimit të territoreve në mes Mitrovicës Veriore me Luginën e Preshevës

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinanin, ka deklaruar se gjithmonë i është dukur e palogjikshme ideja e shkëmbimit të territoreve, saktësisht e Mitrovicës Veriore me Luginën e Preshevës, njofton Klan Kosova.

Një ide e akademikut Rexhep Qosja, e përkrahur nga jo pak veta, ishte që Kosova dhe Serbia duhet të shkëmbejnë territoret – aty ku jetojnë serbë, pra Mitrovica Veriore, t’i bashkohet Serbisë dhe në Lugina e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë, t’i bashkohet Kosovës.

Por, në një prononcim për Klan Kosovën, Sinani ka thënë se s’është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë, madje është absurde pasi që të dyja territoret janë shqiptare.

“Mitrovica është territor shqiptar Presheva është territor prandaj shqiptar s’ka arsye të shkëmbehen”, ka thënë ajo.

“Përse të shkëmbehen dy territor shqiptare – kjo është e papranueshme. Synimi ynë është që të drejtohemi në Europë dhe jo të shkëmbejmë territore”.

Këto deklarime kryetarja e Preshevës i ka bërë pas një takimi që kishte me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirin, i cili bashkë me ekipin e tij ka vizituar Preshevën.

Dy kryetarët janë dakorduar që të kenë bashkëpunim më të ngushtë.

“Lidhjet dhe njohje që i ka zotëri Bahtiri në Kosovë t’i drejtoj edhe në Preshevë. Ndërsa diskutuam konkretisht edhe për mënyrat se si produktet tona t’i plasojmë në Kosovë”, tha Sinani.

Related Articles

Back to top button