Lajme

Arifi: Ndryshimi nuk ndalet, Urime qytetarëve të Preshevës

Këto ditë zyrtarisht kanë filluar punimet në vazhdimin e përmirësimit të shtresës së asfaltit në rrugën magjistrale që shkon në drejtim të qytetit të Gjilanit, gjithçka sipas marrëveshjes që është bërë në mes Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi me përfaqësuesit e “Putevi Srbija”.

“Bisedat e zhvilluara ndërmjet meje si kryetar komune dhe përfaqësuesve të Putevi Srbija kanë qenë që, gjatë vitit 2016 të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë të asfaltit nga Presheva në drejtim të Stacionit Hekurudhor, kurse për vitin 2017 ka mbetur të vazhdohet asfaltimi i rrugës magjistrale nga komuna deri tek kisha e Preshevës, në mënyrë që të përmirësohet edhe ky segment rrugor dhe qytetarëve tanë do t’i mundësohet qarkullim me komod dhe më i sigurtë, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë”, ka thënë për Presheva.AL Shqiprim Arifi.

“Përveç këtyre, jemi dakorduar që të mos përfundohet me kaq, por pas përfundimit të këtij segmenti rrugor, viteve të ardhshme do të vazhdohet të intervenohet çdo vit (në faza) në rrugën regjionale që lidhë fshatërat poshtë Korridorit X, nga Mamince në drejtim të fshatit Bilaç të komunës së Bujanocit”

“Edhe pse implementimi i planit investiv të këtij viti është fatalisht duke ngecur pasi vetëm se gjindemi në fund të muajit të 5, punët të cilët i kemi planifikuar nga viti i kaluar po vazhdojnë”

Urime qytetarëve të Preshevës.
NDRYSHIMI NUK NDALET!

Related Articles

Back to top button