Lajme
Arsiq: Deklaratat e Musliut nuk mund ti prishin raportet shqiptaro serbe

Zv.Kryeari i Komunes së Bujanocit Stojanca Arsiq ka deklaruar sot se “nuk ka kurrfarë mundesie që kjo çka po ndodhë në Maqedoni të ndodhe edhe në Jug të Serbisë”.
“Ne këto gjëra i kemi kaluar shumë më herët” ka thënë Arsiq duke shtuar se “Në kokat e disa individeve egziston kjo se mund të ndodhë, por realisht nuk ka kurrfarë baze që diçka e tillë mund të ndodhë”.
Arsiq ka theksuar se nuk ka situatë të vështirë në komunën e Bujanocit. Raportet në mes serbeve dhe shqiptarëve janë të njejta ashtu siç kanë qenë ka deklaruar Arsiq duke shtuar se “Disa Deklaratat e Jonuz Musliut nuk mund t`i prishin këto raporte”.