Lajme

Artisti nga Bujanoci Kushtrim Asllani pjesë e projektit filmik “KanGur” të regjisorit Luan Kryeziu

‘KanGur’ quhet projekti i ri filmik i regjisorit shqiptar Luan Kryeziu, i cili njihet si realizues i produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformes Netflix “Clash of the Vampires”.

E në këtë projekt gjigant filmik siç është KanGur, kastingut i është bashkangjitur edhe aktori bujanocas Kushtrim Asllani.

Kushtrimi është i njohur për bashkëpunimet e tij me regjisorë turk dhe regjisorë nga Ballkani, por, nuk kanë munguar as pjesëmarrjet në shfaqje nga ana e tij.

Përpos, Kushtrimit, nga Bujanoci në këtë film janë edhe aktorë tjerë si Shkelqim Bunjaku, Hazir Haziri, Muhamed Arifi dhe Vlora Dervishi.

Kurse, nga Shqipëria në film do aktrojnë edhe fytyra të njohura si Klea Huta , Klodian Hoxha dhe Eva Murati.

Kushtrim Asllani, është artist nga Bujanoci, i cili studimet për aktrim i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Si artist i ri, ka qenë i angazhuar nëpër disa role të ndryshme në vend dhe rajon, dhe tashmë ka filluar një karrierë tejet të suksesshme në profesion.

Related Articles

Back to top button