LajmeSport

Basketbollistja nga Bujanoci, Lorika Asani, ftohet në përfaqësuesen e Kosovës U-16(video)

Kjo është Lorika Asani, është 15 vjeçare dhe është nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme”Sezai Surroi” në Bujanoc.

Krahas mësimeve shkollore, Lorika nga viti 2012-të, është basketbolliste aktive e klubit të basketbollit “Play 017” nga Bujanoci.

Basketbollistja e talentuar nga Bujanoci, Lorika Asani, tashmë është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës U-16, duke u bërë femra e parë nga Bujanoci, që është pjesë e një reprezentacioni të Kosovës. Për Lorikën kjo është një arritje e madhe.

Lorika në lojën e basketbollit kishte filluar rastësisht por pasi kuptoi se kishte talent për këtë sport, basketbolli është bërë pjesë e pa ndashme e saj.

Lorika Asani përveç ushtrimeve të rregullta 5 herë në javë që ka në klubin e saj, ajo edhe kohën lirë ia kushton basketbollit.

Ndërkaq krahas basketbollit ajo mendon ti kushton rëndësi edhe shkollmit të saj.

Lorika ka marrë pjesë në ligat të ndryshme të rrethit të Pçinjës dhe kampet e basketbollit në rajon.

Ndërkaq në kampin veror të basketbollit në Ohër të Maqedonisë, në vitin 2015 , është zgjedhurë “MVP” në konkurrencën e femrave, duke e bërë një fillim të mbarë për karrierën si basketbolliste në moshën e pionereve. Ndërkaq një mbështetje në veçant ka edhe nga prindërit e saj.

Related Articles

Back to top button