Lajme

Bullgarka me pasaport fallco shqiptare kapet me 17 kg lëndë narkotike në Frankfurt të Gjermanisë

Rreth orës 19h mbrëmë policia e Frankfurtit në veturën me targa të Bullgarisë ka zbuluar 17 kilogram lëndë narkotike të llojit Marihuanë.

Sipas burimeve mirë të konfirmuara nga Frankfurti, veturën me targa të Bullgarisë po e ngiste një femër me inicialet A.I me pasaportë Bullgare, ku pas kontrollit të detajuar policia ka arritur që ta zbulojë lëndën narkotike të fshehur në veturë. Po i njeti burim ka bërë të ditur se policia përveq lëndës narkotike ka zbuluar edhe një pasaportë te rreme shqiptare A.I menjëherë është arrestuar nga policia e Frankufurtit.

Sipas këtij burimi i cili është i afërt me personin e arrestuar A.I, lënda narkotike kishte për destinacion Gjermanin por që nuk ka bërë të ditur se cilin qytet saktësisht, ndonëse nuk ka dashur të jap as hollësi rreth rastit se si ka arritur policia që ta zbulojë lëndën narkotike.

Related Articles

Back to top button