Çfarë lutje duhet të thuhet kur të ndodh një tërmet ?!
Tërmetet janë një nga shenjat e mëdha të Allahut në këtë univers, me të cilat Ai sprovon robërit e Tij si një kujtesë ose frikësim ndaj Tij, ose si një ndëshkim. Njeriu duhet të përkujton, në momentin e ndodhisë së këtyre shenjave, dobësinë e tij, paaftësinë, përulësinë përpara Allahut dhe nevojën e tij për Të, kështu që ai i kthehet Allahut, të Lartësuar, me lutje dhe përulësi, dhe me shpresë se Allahu do të ngre këtë shqetësim të madh nga populli.
Allahu thotë: Na, ju kemi dërguar pejgamberë shumë popujve para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësira, për t’u përulur. Pse nuk u penduan, kur u erdh ndëshkimi Jonë! Por, zemrat e tyre ishin gurë, e djalli ua zbukuronte, ato që bënin ata. Dhe, kur i harruan ata – për ato që u paralajmëruan, Na iu hapëm të gjitha dyert (të gjitha të mirat); e kur u gëzonin me atë që u dhamë, Ne i dënuam ata befasisht dhe atëherë ata humbën çdo shpresë
Dijetari i madh Zekerija el-Ensari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Është mustehab për të gjithë që t’i lutemi Allahut në kohë tërmetesh dhe ngjarjeve të ngjashme, të tilla si rrufetë dhe erërat e forta, e të falet i vetëm në shtëpinë e tij, që ai mos të shkujdeset, sepse Profeti, sal-Allahu alejhi ve selem, kur era ka shpërthyer me force, ka thënë:
O Allah, unë të lutem ty për të mirën e saj dhe të mirën e asaj që është në të dhe të mirën e asaj që është dërguar me të, dhe unë kërkoj strehim te Ti nga dëmi i saj dhe e keqja e asaj që është në të dhe e keqja e asaj që është dërguar me të “