Lajme

Dështim i rradhës i pushtetit lokal: Nuk hapet fabrika “Metalka Majur” në Preshevë

Mediat e pushtetit lokal e kanë quajtur «Lajm fantastik» nënshkrimin e kontratës në mes «Metalka Majur» nga Jagodina si dhe «Vision Group 21 Albania» të Vladimir Cuka për hapjen e përfaqësisë për prodhmin e materialeve elektrike në Preshevë.

Kontrata është nënshkruar në praninë e kryetarës së Komunës Ardita Sinani dhe zv.kryetarit Xhelal Memeti. Në konferencën për media, të pranishmit patën premtuar se në fillim të muajit maj do të hapen 50 vende të punës kryesisht për femra, ndërsa në fazën tjetër kapaciteti i fuqisë punëtore do të dyfishohet në 100 punëtorë.

Burimet pranë pushtetit lokal si dhe kontraktuesve në fjalë kanë pohuar njëzëri se kontrata e nënshkruar në kabinetin e kryetarës Sinani është anuluar pasi Vladimir Cuka drejtor i «Vizion Group 21 Albania» nuk ka përfillur obligimet për pagesen e shumës e paraparë në kontratë në favor të kompanisë «Metalka Majur» nga Jagodina.

Përndryshe investitori nga Shqipëria Vladimir Cuka është përfshirë në skandale ku thuhet se ka mashtruar një fëmi invalid me 7000 euro, të cilit i ka premtuar se do ta shërojë në Serbi. Ndërsa kompania «Metalka Majur» nga Jagodina ishte disa herë afër falimentimit për shkaqe financiare.

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES VIDEO:

Related Articles

Back to top button