Dështon plani i Koalicionit qeveritar të Komunës së Preshevës për ndërrimin e këshillit drejtues të shkollave
Në seancen e parë të vitit 2017 të konvokuar nga Këshilli Nacional Shqiptarë (KNSH) janë shqyrtuar kërkesat e Kuvendit Komunal në Preshevë për ndërrimin e këshillit të gjashtë shkollave në Komunen e Preshevës.
Ky propozim i`u është dërguar KNSH-së nga Kuvendi Komunal më 24 prill ku është kërkuar që me afatë sa më të shkurtër të ndërrohen këshilli drejtues i shkollave, meqë ky propozim sot nuk ka kaluar me mungesë vote.
Sekretariati i K.K. Preshevë në propozimin dërguar KNSH-së ka shkelur ligjin, meqë kanë dërguar kërkesë bashkë me emra ndërsa sipas ligjit 5 alinea 5 Kuvendi Komunal kërkon ndërrimin e këshillit ndërsa emrat propozohen nga KNSH-ja.
Këshilli i shkolles «Zenel Hajdini» në Raincë është në përfundim e sipër të mandatit kurse këshillat e shkollave tjera kanë mandat deri në vitin 2019.
KNSH-ja ka marrur vendim që të njoftojë K. Komunal të Preshevës se anëtarët tjerë kanë ende mandat.
Sipas burimeve tona brenda pushtetit lokal në Preshevë, plani i koalicionit qeverisës ishte të plotësohen disa kërkesa për vende të punës.