Lajme
Jonuz Musliu uron muslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë besimtarët mysliman.
Urojmë që ky muaj të sjell paqe, shëndet, harmoni, begati dhe lusim All-llahun e Plotfuqishëm që të na e lehtësojë agjërimin dhe të na i pranojë veprat e mira.
Me këtë rast, Këshillit Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman të të gjithë botës e në veçanti të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që në këtë muaj të madhërishëm, Zoti fuqiplotë t’i mëshirojë dhe bashkojë rreth begative dhe mirësive të pa funda që i ka ky muaj.
Zoti i gjithë mëshirshëm, i pranoftë dhe i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat që bëjmë për hir të këtij muaji të begatë.