Lajme

KBI: Skandali i radhës nga “MUFTIJSKO PRESEVSKO” (Dokument)

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë përmes kësaj shkrese njofton edhe njëherë opinionin e Luginës së Preshevës për manipulimet që po bëhen nga Muftijsko Presevsko, në krye me Fikret Limanin dhe bashkpunëtorët e tij.

Tashmë dihet botërisht se Mufijsko Presevsko në zgjedhjet e mbajtura më 05.05.2016, ka manipuluar dhe tradhtuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë, ka tradhëtuar shumicën e Imamëve dhe xhematin e xhamive të komunës së Preshevës duke mos ua njohur autoritetin e tyre, të cilët kanë punuar me vite të tëra për këtë Këshill.

Këta manipulues ordiner kanë bërë ftesë me shkrim në emër te Bashkësisë Islame të Preshevës (e cila me këtë emër nuk figuron askund), e në anën tjetër kanë përdorë vulën e Mufijsko Presevsko, duke bërë thirrje për sjelljen e emrave të Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të xhematit të Xhamive në selinë e Muftijsko Presevsko në Preshevë, qëllimi i së cilës për momentin nuk po dihet por mbetet të shihet më vonë.

Këta puçist kur ishte koha e zgjedhjeve në KBI të Preshevës nuk i njohu kryetarët e xhamive e as anëtarët e Këshillit të Xhamive në komunën e Preshevës. Por, në mënyrë tradhtare kanë mbajtur zgjedhje me Novi Pazar, e me delegat të pazgjedhur nga xhamitë përkatëse dhe me suspendim të 7 imamëve që gravitojnë në komunën e Preshevës.

Ndërsa, çuditërisht tash pasi janë rehatu në stolet e tyre, u bëjnë ftesë edhe imamëve të suspenduar të sjellin emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të xhamisë.

Ajo që na bie në sy te këto shkresa, është edhe ftesa e bërë nga Muftijsko Presevsko për pjesëmarrje në përurimin e hapjes së Xhamisë së Re në Xhamin e Wilit në shtetin e Zvicrrës.

Muftijsko Presevsko në përurim të hapjes së xhamisë u favorizua nga Ragmi Destani që ka postin e Kryeimamit të KBI-së në Bujanoc nga Bashkësia Islame e Kosovës . I lartpërmenduri po e keqpërdor postin e tij si Kryeimam, i cili e ka bindur kryesinë e Xhamisë në Will se Muftijsko Presevsko përfaqëson besimtarët myslimanë në Luginën e Preshevës, duke anashkaluar KBI-në në Preshevë në pjesëmarrje.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ua rikujton xhematit tonë këtu dhe në diasporë se Muftijsko Presevsko ka mbështjetjen e Ragmi Destanit dhe bashkpuntorëve të tij nga Bujanoci.

E për Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë është e papranueshme që njerëz që thirren në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës të favorizojnë puçistët që kanë kërcënuar MUFTIUN E KOSOVËS dhe BIK-un me ligje të Sërbisë, dhe përmes ndikimit të tyre BIA e Sërbisë ka marrë në pyetje disa imamë tëKBI-së Preshevë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka qenë dhe është për dialog vëllazërorë të mbështetur në parimet dhe në vlerat islame , që është në interes të vendit tonë, por asnjëhere nuk do të pranojë që të ndryshohet bërthama të cilën e kemi trashëguar me dekada nga paraardhësit tanë.

Related Articles

Back to top button