Lajme

Kërkohet shfuqizimi i mirënjohjes që i dha Vuçiqit komuna e Preshevës

Një nismë për shfuqizimin e mirënjohjes që i kishte ndarë kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ish kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, e ka inicuar zëvendës kryetari aktual i Preshevës Xhelal Memeti, raporton rtklive.com

Memeti në një prononcim për rtklive.com tha se mirënjohja që iu dha kryeministrit serb nga ish strukturat komunale duhet të shfuqizohet.

“Gjatë qeverisjes së kaluar, ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e dekoroi me mirënjohje Kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Qysh atëherë u cilesua si një akt skandaloz jo vetëm nga politika lokale e Komunës së Preshevës, por edhe nga Prishtina dhe Tirana”, ka thënë Memeti.

Në cilësinë e zëvendës kryetarit të komunës, Memeti tha se ka kërkuar nga Kuvendi Komunal dhe nga kryetarja e tanishme Ardita Sinani që të shfuqizohet mirënjohja që iu është ndarë Vuçiqit më 15 Korrik 2015.

Related Articles

Back to top button