Stadiumi i vogël i qytetit ishte arena ku dy skuadrat zbritën në fushë për trofeun më të rëndësishëm në Preshevë që i dedikohet ikonës së futbollit Preshevar Musa Musahu.
Për trofeun e vitit 2017 në finalen e madhe u përballën KF TËRRNAVA dhe ERDONITI ELITA nga Kosova, në këtë finale nuk mungoi as numri i madh i publikut ku i tërë stadiumi i qytetit ishte vërshuar nga adhurues të futbollit.
Ndeshja nisi me një intenzitet të madh ku të parët në avantazh kaluan musafirët, pas ktij goli ekipi i Tërrnavës arriti të konsulidohet dhe të barazoj rezultatin, por ata me këtë tempo vazhduan dhe shumë shpejt shënuan edhe golin e dytë, megjithatë ndeshja ishte e hapur dhe ekipi Erdoniti Elita arritën që të barazonin shifrat në 2 me 2.
Të dyja ekipet kishin raste të shumta por më efikas u tregua KF.Tërrnava të cilët shënuan golin e tretë dhe të fitores që u siguroi trofeun e parë të këtij turniri.
Lojtari më i mirë në finale u zgjodh Bajram Fazliu nga Kf.Tërrnava ndërsa çmimi i portierit më të mirë i ka takuar ekipit nga Kosova, vendin e tretë në këtë garë ka zënë ekipi nga Rainca.