Lajme

Komuna e Preshevës me pushtet më të keqin në 25 vitet e fundit!?

Kanë kaluar më shumë se një muaj me përbërjen e re të pushtetit lokal të komunës së Preshevës dhe sipas rezultateve të para të një analize, rekapitulimi dhe përmbledhjes të aktiviteteve vepruese në praktikë, vërehet se ky pushtet në këtë përbërje komunën e Preshevës jo që do ta zhvilloje por do ta fundose në situatë edhe më të pa lakmueshme.

Pushteti aktual i kësaj komune më të pazhvilluar në rajon, me shumicë jonatyrale të krijuar në baza të interesave personale dhe grupore në mes PVD-së, Grupit të këshilltarëve të PDSH-së me mandate të kontrabanduara dhe dy partive të vogla minore BDI-së dhe UDSH-së nuk po tregon aftësi se do të kontriboje për të mirën e komunitetit vendorë.

Ky pushtet, prej momentit të marrjes së timonit udhëheqës komunal, përveq disa paraqitjeve senzacionale të premtimeve “triller-mashtrimeve” për popullatën: rasti i promovimit të investitorit “Jagodinë-Shqipëri” për hapjen e 50 vendeve të punës, formimin e komisionit për vlerësimin e investitorëve potencial i cili që nga formimi asnjëherë nuk është takuar, hapja e zyresë për diasporën, iniciativa për binjakëzimin me një Lagje të Bursas nga Turqia dhe disa improvizimeve tjera me plot kamuflime mashtruese, asnjë veprim tjetër konkret për popullatën vendore nuk nxjorri dhe nuk ka filluar ta funksionalizojë.

Komunën e Preshevës Institucionale po e presin dita të vështira për shkakë dobësive të pushtetit pa koncept, vizion dhe strategji veprimi, kurse popullata do të vazhdoje të funksionojë dhe zhvillohet me dijen dhe forcat vetanake.

Related Articles

Back to top button