Lajme

Kryetari i Bashkësisë Islame në Bujanoc Sulejman Fejzullahu,uron qytetarët për Muajin e Ramazanit

“O ju që besuat iu është bë obligim agjërimi (muajit të ramazanit) sic e kishin obligim edhe ata që ishin para jush në mënyrë që të jeni të devotshëm”.

Të nderuar vëllezër dhe motra me datën 27 maj 2017 ditë e shtunë është dita e parë e muajit të ramazanit, andaj më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe në emrin tim personal,të iu uroj të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të ramazanit,duke lutur  Allahun Fuqiplotë, të pranoi agjërimin dhe adhurimet tjera,të cilat i bëjmë në shenjë Madhërimi ndaj Tij.

Besnikëria dhe sinqeriteti janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të ramazanit.Përmes agjërimit besimtarët arrijnë gradën e devotshmërisë dhe kënaqësinë shpirtërore.

Mëkatet të mos jenë pengesë e pendimit dhe lutjeve gjatë këtij muaji.Dyert e fesë janë hapur gjithmonë,mëshira e Allahut me njeriun është gjithëherë prezente. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:”Muaji i Ramazanit,që në të filloi të shpallet Kurani,që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).E kush e përjeton këtë muaj le të agjëron….”El Bekare 185.

Ramazani është mburojë e besimtarit,është thirrje mbi dinjitetin dhe përgjegjësinë e cila forcon marrëdhënjet e njeriut me Zotin,me familjen dhe shoqërinë,të cilat i ngrit gjatë këtij muaji në nivel edhe më të lartë me Zotin Krijues.

Të nderuar besimtarë, muaji i ramazanit është muaj i faljeve,shpëtimit,muaj në të cilin edhe lutjet pranohen,muaj i mirësive të shumta,andaj këto të mira i arrijmë me adhurim,agjërim,lutje,lexim të Kuranit,me sadaka—ndihmë ndaj atyre që kanë nevojë.

Kemi.obligim fetar që gjatë këtij muaji ti ndihmojmë ata që kanë nevojë,të i drejtohemi Allahut xh.sh.me lutjet me të mira,që të marrin fund luftërat,vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe në botë të mbretëron paqja,harmonia,toleranca dhe bashkëjetesa në mes të njerëzve.Le të mbushen zemrat tona me dashuri e jo me urrejtje dhe vrazhdësi.

Te nderuar besimtarë:”Me lejoni që në fund të iu uroj këtë muaj të shenjtë të ramazanit,të gjithë besimtarëve ku do që janë në vende e poashtu edhe në mërgatë. Zoti na e pranoftë agjërimin dhe gjitha adhurimet që i bëjmë gjatë këtij muaji.

Sulejman ef.Fejzullahu

Kryetare i Kbi—Bujanoc

Related Articles

Back to top button