Lajme
Nagip Arifi uron muslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Të nderuara motra dhe vëllezër shqiptarë të besimit islam,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike me seli në Bujanoc t’ju uroj Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duku u lutur te Zoti i plotëfuqishëm që në këtë muaj të na mundësojë agjërim të lehtë, të na pranojë lujtjet dhe adhurimet tona.
Gjithashtu, uroj që begatitë e Zotit të shtohen tek çdo familje shqiptare, të shtohet durimi dhe të mbretërojë paqja në çdo cep të botës, e sidomos aty ku jetojnë shqiptarët.
Me respekt,
Kryetari i PD-së
Dr sc Nagip Arifi