Lajme
Ndërroi jetë hoxha i fshatit Golemidoll hafëz. Vehbi ef. Dalipi

Bashkësia islame në Preshevë njofton se sot ka ndërruar jetë imami i xhamisë në fshatin Golemidoll hafëz.Vehbi efendi Dalipi. Në njoftim thuhet: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Të nderuar besimtarë të Luginës së Preshevës dhe më gjërë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë hoxha i nderuar hfz. Vehbi ef. Dalipi nga fshati Golemidoll ish imam i këtij fshati dhe ish antarë i këshillit të bashkësisë islame në Preshevë.
Vorrimi i të ndjerit bëhet nesër (e xhuma) pas namazit të xhumas.
Allahu e mëshiroftë dhe në xhennet na takoftë.