Ndërron jetë Zeqirja Ejupi (Zeqa)
Pas një sulmi në zemër gjatë mesditës së sotme ka ndërruar jetë Zeqirja Ejupi (Zeqa).
Zeqa që nga viti 1975 ka mbajtur gjallë shtypin ditorë të gazetave shqiptare në Preshevë, ai për 40 vite ka qenë në shërbim të shtypit shqiptar. Për katër decenie ai i solli gazetat shqiptare nga Kosova për lexusit e Medvegjes, Bunanocit dhe Presheves.
Edhe në kohërat më të vështira sidomos gjatë viteve 1987 ai nuk është ndalur së furnizuari Luginën e Preshevës me gazetat shqipe që të dihej se çfarë po ndodhte në Kosovë.
Kioska e tij ka qenë në qendrën e Preshevës dhe ka mbajtur emrin “Rilindja”,për këtë mision patriotik dhe për këtë atdhedashuri militani i shtypit shqiptar Zeqirja Ejupi ne vitin 1982 ishte shpërblyer nga Redaksia e “Rilindjes” me mirënjohje nga stafi i i saj nga Prishtina, duke e vleresuara lartë punën e tij, si një punëtor i vyeshëm, i palodhshem dhe dashamir i shtypit shqiptar, i cili bëri shumë sakrifica që edhe kiosqet në Preshevë të kenë të njejtat gazeta shqipe sikur edhe ato në Prishtinë.
Ngushllime familjes Ejupi, kurse të ndjerit i lehtë i qoftë dheu.