
Neser starton festivali i këngës për femijë “Gëzimi ynë”, i cili do të mbahet më datë 30, 31 maj dhe 1 qershor nga ora 20:40 në Shtëpinë e Kulturës: “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Ky është edicioni i dhjetë i “Gëzimi ynë”, që organizohet Shtëpia e Kulturës: “Abdulla Krashnica” dhe bileta kushton 100 dinarë.
Për këngëtarët më të mirë do të ndahen çmimet për tri vendet e para, të cilët përcaktohen nga juria profesionale e këtij festivali.