Shoferi i moshuar me makinë lëndon dy vajza në fshatin Rahovicë
Një vajzë (8) vjeçare është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhë në fshatin Rahovicë të Preshevës ditën e hënë rreth orës 13:25, njofton zyrtarisht policia.
Deri tek fatkeqësia ka ardhë kur një veturë e tipit “Golf” me targa VR që po drejtohej nga një mashkull nga komuna e Preshevës ka goditur vajzën (8) dhe pastaj ka goditur shtyllën prej betoni tek një shtëpi private.
Pas këtij aksidenti, kjo vajzë ka marrë plagë të rënda.
Vajza në fillim ka marrë ndihmën e parë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe pastaj është dërguar njëherë në qendrën e Vranjës e më pastaj në spitalin e Nishit.
Kundër shoferit (68) nga komuna e Preshevës do të ngritet kundërvajtje për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale kundër sigurisë në trafikun publik.