Pas gati 100 vite familja që jetonte në Turqi gjen familjarët në Preshevë (Video)

Një ngjarje tepër interesante dhe emocionuese ka ndodhur sot në Preshevë. Familjes së “Berberëve” nga Presheva i janë bashkangjitur një pjesë e familjes e shpërngulur në Turqi në vitin 1924.
Në këtë vit, familja Berberler si shumë familje tjera shqiptare u shpërngulën për në Turqi.
Me vdekjen e gjyshit dhe babait Alltani dhe Nazani nuk kishin asnjë të dhënë për familjaret e tyre të mbetur në Preshevë.
Më poshtë mund të ndiqni reportazhën e pregatitur nga RTV Presheva.