Lajme

Qytetarët e Preshevës vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin për Komra

Koalicioni për KOMRA propozon që vendet e dala pas shpërbërjes së RSFJ-së të formojnë Komisionin Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në periudhën nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2001 (KOMRA).


Detyra kryesore e Komisionit do të ishte regjistrimi me emër dhe mbiemër i të gjitha viktimave civile dhe ushtarake si dhe përcaktimi i rrethanave në të cilat kanë humbur jetën. Deri në qershor 2016, peticionin për formimin e KOMRA – s e kanë nënshkruar 580.000 shtetas të vendeve post-jugosllave.

Related Articles

Back to top button