Lajme

Radio Televizioni i Bujanocit shitet për “1 dinarë”

Radio Televizioni i Bujanocit, nga sot është me pronar të ri, ai është Zoran Veliçkoviq, pronar i Radio Televizonit të Vranjës.

Njëri nga tre aksionarët të cilët kanë trashiguar aksionet e Radio Televizioni Bujanoci, Nenad Saviq, sot edhe zyrtarisht ka shitur aksionet e pronësisë prej 50.1%, pronarit të RTV “Vranje”, Zoran Veliçkoviq, me vlerë minimale, prej “1 dinarëve”.

Në një prononcim ekskluziv për Lugina-Lajm, pronari i deritanishëm, Nenad Saviq, ka deklaruar se, ka shitur pjesën e aksioneve të tij.
“Po kam shitur 50.1% të aksioneve të RTB-së. Në fakt, kam shitur obligimet të cilat më janë grumbulluar për vite të tëra në vlerë prej 5 milionë dinarëve” – deklaroi Saviq për Lugina-Lajm.

“Unë kam trashiguar 56% të aksioneve të RTB-së, dhe kam shitur 50.1%, pronarit të Radio Televizionit të Vranjës për 1 dinar ” – sqaroi Saviq për Lugina-Lajm.

Nga viti 2014-të, Radio Televizioni Bujanoci, nuk është financuar nga buxheti komunal, dhe atë kohë iu patë nënshtruar procesit të privatizimit. Mirëpo, për ketë medium, akush nuk ishte i ineteresuar dhe RTB, nga një ndërmarrje publike, u transferua në shoqëri aksionare.

Related Articles

Back to top button