Lajme
Rrotullohet vetura në Depcë të Preshevës (Foto)

Sot në mesditë vetura e tipit BMW është aksidentuar duke u rrokullisur por pa pasoja në njerëz.
Sipas gazetarit tonë drejtuesi i automjetit ka marrë vetëm disa lëndime të lehta, por që nuk ka patur nevojë për intervenimin e ndihmës së shpejt.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura ka kaluar kufirin e Depcës. Siç merr vesh rtvpresheva.com vetura është rrokullisur disa herë dhe është mrekulli që vozitësi ka shpëtuar pa lëndime apo pa fatalitet.
Besohet se shkak i rrotullimit është shpejtësia e papërshtatur për rrugën në fjalë.