Lajme

Saba Bellça jep ndihmën e parë për ndërtimin e godinës Universitare në Preshevë

Në prag të nisjes së godinës universitare në Preshevë dhe kësaj vatre të lartë arsimore, ndihma e parë në themelet e këtij thesari të diturisë e dhuroi Kompania “Saba Bellqa”.

E nderuara Kompani “Saba Bellqa”, i nderuari z. Etem Etemi, përmes kësaj letre, unë dhe Vullnet Rrustemi si një nismëtar për ndërtimin e godinës universitare, dëshirojmë të shprehim nderimin, respektin dhe falënderimin ndaj Jush, për ndihmën që ofruat për ngritjen e themeleve të posanisura të kësaj vatre të lartë arsimore.

Ndihma e juaj është një çështje e rëndësishme jo vetëm në çështjen arsimore, por e cila ka rëndësi të madhe kombëtare edhe në jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore në Luginë të Preshevës.
Në veçanti, dëshirojmë t’Ju falënderojmë shumë sinqerisht për mbështetjen e madhe dhe kujdesin që keni treguar ndaj institucionit tonë, i cili me shumë zell e përkushtim po punon për të ringjallur Preshevën.

Ndihma e juaja, për këtë institucion që do ti kontribuoj vendit dhe shoqërisë e posaçërisht rinisë sonë, do të kujtohen prore nga të gjithë ne, dhe brezat e ardhshëm si një shembull i shkëlqyeshëm dhe një rëndësie serioze.

Kjo ndihmë e juaj ishte pikërisht fryt i angazhimit Tuaj, stafit dhe në veçanti familjes Suaj. Kjo Ndihmë e Juaj, nuk ndalon këtu, ajo ka dhënë mundësin që nesër ne t’i ndihmojmë të tjerët.
Për fund, Ju jam mirënjohës përjetësisht! Zoti ua shtoftë pasurinë!

Me respektin më të veçantë!
Kujtim Sadriu dhe Vullnet Rrustemi.

Related Articles

Back to top button