Lajme

Sami Salihu uron muslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Të nderuar qytetarë të besimit islam të komunës së Preshevës,

Të nderuar udhëheqës të bashkësive islame që veprojnë në Luginë të Preshevës,
Të nderuar imam të të gjitha xhamive në komunën e Preshevës,
Më lejoni, që në emër tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Preshevës, të ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, me dëshirat më të mira për një agjërim të lehtë, vullnet dhe besim.

“Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe të na sjellë zemërgjerësi, dashuri dhe ndihmë për njëri – tjetrin, solidaritet për të gjithë njerëzit në nevojë, shëndet, begati dhe gëzime në familjet tona, urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror”.

“Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri – tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji”.

Në fund të këtij urimi më lejoni që të kujtojmë dhe të lutemi në muajin e bekuar të Ramazanit për të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për Luginën e Preshevës.

Në Preshevë, 26.05.2017
Kryetar i Kuvendit Komunal
Sami Salihu

Related Articles

Back to top button