Semimaturantët nga Rahovica mendojnë për shokët e tyre
Blejë një ëmbëlsirë, ndihmo semimaturantët” ishte motoja e semimaturantëve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” ” në Rahovicë, të cilët bënin thirrje që ti ndihmojnë shokët e tyre për shkuarjen në ekskursion.
Një grup i semimaturatëve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në përkujdesje të drejtorit të shkollës kishin dalur sot në qendër të Rahovicës për të shitur ëmbëlsira me qëllim që nga parat e grumbulluara ti ndihmojnë shokët e tyre për shkuarjen në ekskursion dhe harxhimet tjera në fund të shkollimit fillorë.
Drejtori i shkollës për presheva.al theksoi se ky organizim është bërë në bashkëpunim me këshillin e nxënësve të shkollës me qëllim që ti dilet në ndihmë atyre semimaturatëve që nuk kanë mundësi të mbulojnë harxhimet siç janë eksursioni, dhe harxhimet tjera në fund të shkollimit fillor.