Shembull i humanizmit: Shoqata humanitare Corrotica ska te ndalur me ndihma (Foto)
Shoqata humanitare – Humanitärer Verein ‘Corrotica’- me seli në Zvicërr, pas donacionit me 20 kompjuterë dhe një printer për kabinetin e informatikës, që i dhuroi shkollës fillore ‘Dituria’, kishte dhënë premtim se ndihmën e saj do ta vazhdojë me kompletimin e kabinetit të informatikës edhe me rregullimin e inventarit të shkollës me banka e karriga shkollore nga Zvicrra, si donacion, u bë realitet.
Inventari në fjalë (200 karriga, 60 banka, 100 copë tabela dhe disa tavolina për arsimtarë) kanë arritur në shkollë ditën e premte më datë 13 maj 2017.
Përveç kësaj ndihme, vllezërit tanë, anëtarët e kësaj shoqate kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë gjithashtu nxënës dhe studentë të dalluar për shkollimin e tyre, realizimin e ekskurzionit për disa nxënës me kushte jo të mira ekonomike si dhe ndihma tjera që po dhurohen në të mire të vendlindjes. Kjo dëshmonë se ata, jo vetëm që janë të lidhur ngushtë me atdhedashurinë por janë edhe zemërgjerë e bujarë.
Drejtori i shkollës fillore ‘Dituria’, Kadri Bajrami, në emër të gjithë nxënësve dhe punëtorëve të shkollës falemnderon kryesinë dhe të gjithë anëtarët e shoqatës për ndihmat që po u jepen shkollës dhe i dëshiron shëndet e lumturi në familjet e tyre.