Lajme
Shikoni se si sillen qentë endacak nëpër rrugët e Preshevës (Video)

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e Preshevës pa ndonjë zgjidhje. Ata që përjetuan tmerrin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar, raporton Presheva.AL
Në komunën e Preshevës kemi raste që janë sulmuar nga qentë endacak por që atëher asgjë nuk është ndërmarrë në lidhje me këtë problematik që qytetarët duhet të përballen gati çdo ditë.
Vizitori i Presheva.AL gjatë mëngjesit të sotëm ka bërë video tereni ku shihen një grumbull qenësh endacak duke kaluar në një lagje të Preshevës.