Shqetësime drejtuar Komunës: Stadiumi i Preshevës me imazhe burgu (Foto)
Reagim publik drejtuar Institucioneve Komunale (Kryetares së Komunës znj. Ardita Sinani-t dhe Kryetarit të Kuvendit ztr. Sami Salihut ) për vendosjen e rrethojave të hekurit rreth stadiumit të vogel tek Stadiumi i Qytetit në Preshevë.
Te nderuar dhe rrespetkuar Kryetare e Komunës dhe Kryetar i Kuvendit
Në 10 ditët e fundit, jemi dëshmitar të ndërtimit të një strukture metalike ( rrethoja te hekurit me gjatësi 3 metra të larta ) rreth e për qark terrenit të vogël afër Stadiumit të Qytetit që nga pamja japin imazhe të rrethojave të burgjeve të sigurisë së lartë dhe pse janë vendosur ashtu me cfar arsyeje per cilin preteksë, munden të japing shpejgim vetëm ata që e kanë “mire menduar” këtë ndërhyerje kaq të egër tek qendra e sporteve të vogla në Preshevë.
Ky terren i vogël , zakonisht mbi 4 dekada shfrytëzohet kryesisht nga fëmijët filloristë , të rinjët ( student dhe entuziastë sporti) dhe nga vet OKF-ja për mbajtjen e turneve vjetore të futbollit të vogël.
Terreni i futbollit të vogël , sic dihet është I shtruar me asfalltë me cka nënkuptohet se nuk mundet të damtohet edhe nëse mbi te luajn cdo ditë dhe cdo orë me qindra skuadra pa ndërprerë. Ky terren sikur e gjithë qendra së bashku me terrenin e basketbollit dhe vet zyrat e O.K.F.-së është i rrethuar me rrethoja normale me cka ndahet dhe kufizohet qarkullimi . Vendosja e rrethojave te reja brenda vet qendrës nuk ka asnjë justifikim as urbanistikë dhe as ligjor.
Ky ndërtim i egër , ka krijuar qelin brenda stadiumit duke krijuar imazhin e parehatshëm për spektatorin e sinqertë të sportit imazhin e nje burgu ku nuk luajn njerëzit normal por skuadrat e të burgosurove me dosje kriminele.
Këto rrethoja hekuri , pengojn fëmijët e vegjël për të shfrytëzuar dhe lozur nëpër stadium ( NUK E DI KUJT I PENGON QE FEMIJET TE LUAJN REHATSHEM ATY ) dhe rrezikojnë jetën e tyre duke detyruar ata të lozin rrugëve dhe gjejnë alternativa nëpër trotuare dhe rrugica me komunikacion të dendur.
Me foto ofrojë dëshmitë dhe analizat se cfar ndërhyrje e egër është bërë aty :
Ndarja totalishtë e panevojshme me vendosjen e rrethojave me gjatësi 3 metra të larta dhe trashësi nga 5 deri 10 cm pengon dhe frustron pamjen e cdo shikuesi.
Imazhe burgu dhe sic duket qëllimi i autorëve të këtyre hekurave ishte që tek shikuesi të vriste interesimin për lojën e futbollit dhe të krijonte psikologjinë e burgut –ndarjes dhe kufizimit .Askush nuk do donte dhe nuk do vinte të shikonte ndeshjet e turneve vjetore nga prapaskena e të burgosurit.
Pamja nga 4 rendet e para , Ju lutem imagjinojeni dot se si do të mundej një shikues të ulej dhe rehat ta përcillte një ndeshje nga kjo prespektiv ??!!
Pamja nga 3 rendet e fundit nga lart , gjatësia 3 metra pengon gati gjithë pamjen per secilën pjesë dhe nga cilado anë e tribunave .Shikuesit nuk i mbetet asnjë pamje e pastër e rehatshme.
Fëmijëve i mbetet të lozinë me padjallëzin e tyre vetëm rreth tribunave dhe rreth hekurave që kanë ndaluar me pa të drejtë atyre të luajnë brenda stadiumit ( NDRYSHE NGA TERRENI I FUTBOLLIT TE MADH KU DUHET TE RUHET BARI , KY STADIUM ESHTE VOGEL DHE KA DREJT CDO QYTETAR TA SHFRYTEZOJE ).
Pse duhet penguar femijëve duke ngritur rrethoja hekuri.
Pamje : nga ana e majtë duken rrethojat normale që ndajnë dhe kufizojnë pronën e Qendrës së Sporteve të Vogla dhe kufizojnë lëvizjen. Nga ana e djathtë duken rrethojat e reja 3 metra të larta që veq krijimit të imazhit të burgut , pengesave per pamje për cdo shikues asnjë funksion tjetër nuk e kanë. Vetëm autorët e hekurave e dijnë ( nëse me të vërtetë e dijnë ??? ) se cfar kanë dashur të bëjnë me këto ndërtime të egra , të panevojshme , të pa menduara , dhe me shum shpenzime dhe dëmtime të buxhetit të Komunës dhe vet O.K.F.-së.
E nderuara Kryetare Znj. Sinani dhe i nderuari Kryetar i Kuvendit Ztr.Salihu.
Para se këto veprime të pamatura të japin komplikime të rrezikshme tek fëmijët duke i lënduar ata , duke I larguar nga stadium dhe ekspozuar rreziqeve që bartë loja me top nëpër rrugë me komunikacion , para se edhe ajo pak entuziazëm për lojën e futbollit të vogël që ka mbetur në komunën tone të shuhet , merrni guximin dhe forcën që Ju jep ligji , ndërhyni dhe largoni këto rrethoja sepse ky terren është i gjithëve i Qytetit dhe komunës tone. I fëmijëve dhe të rinjëve tanë.
Nga aty kanë dalur shum talente , aty dikur kanë lozur lojtar me emra sikur : Suad Keci , Prekazi , e viteve 1980-ta aty si i ri kishte lozur edhe legjenda kroate e futbollit Davor Shuker si pjesmarrës I lojrave rinore që dikur ishin mbajtur aty . Atëhere nuk kishte patur nevojë për rrethoja si këto , as tani nuk duhen të tilla. Stadiumi ka rrethojat e veta normale ka dyertë që kufizojnë levizjen dhe aty luajn njerëz jot ë burgosur dhe publiku nuk ka pse të ruhet me rrethoja hekuri.
Me shum rrespekt qytetar.
Shkruan: Ismet Kadriu