LajmeReligjioni

Sonte është Nata e Madhe e Beratit

Nata e Beratit bie në natën e 15- të të muajit Shaban. Ajo natë na paralajmëron ardhjen e shpejtë të Muajit Ramazan , muajit tonë më të dashur, kështu që sa më mirë duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht për agjërim dhe ibadete tjera.

Se çfarë nate është dhe çfarë rëndësie ka kjo natë më së miri na e përshkruajnë hadithet e Muhammedit a.s. :

“Në natën e 15- të të muajit Shaban të gjitha veprat nxirren përpara Zotit të gjithësisë, për këtë arsyeje unë dëshiroj që veprat e mia të nxirren para Tij deri sa unë agjëroj”. (Nesaiu)

“ Në natën e 15-të të muajit të Shabanit Allahu i Madhërishëm i urdhëron melekut të vdekjes, vdekjen e të gjithë atyre qenieve që duhet të vdesin atë vit”. (Ed-Dinaveri)

“Kur fillon nata e 15-të e muajit Shaban, rrini zgjuar , ndërsa ditën që pason agjëroni”. (ibn Maxhe) /en-nur/

Për të gjithë ata që duan ta përcjellin këtë ditë me agjërim, pra duhet të agjërohet dita e nesërme, dita e Enjte, datë, 11.05.2017.
Syfyri mbyllet në orën 03:15 ndërsa Iftari hapet në orën 20:05.
Pejgamberi a.s. lidhur me madhështinë e kësaj nate ka thënë:
“Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kalojeni me ibadet dhe itaat Zotit, kurse ditën e 15 kalojeni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me rahmetin e vet i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë:
‘A ka kush që pendohet sonte dhe Unë ta fali?,
A ka kush që kërkon rizk (furnizim e nafakë) sonte dhe Unë t’i jap?,
A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?,
A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’
Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”. (Ibni Maxhe)

Related Articles

Back to top button