Lajme
Të dielën Presheva pa rrymë
Për të mundësuar punimet e Elektrodistribucionit për përmirësimin e rrjetit transmetues, të dielën, më 21 maj, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 18:00 do të bëhet shkyçja e rrymës.
Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë rehabilitimit të pajisjeve elektrike të nënstacionit në fjalë, thekson njoftimi i EPS-it.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, e tërë Komuna e Preshevës do të jetë pa furnizim me energji elektrike.