Theqafje LDK-së të Mustafës, Hamitëve, Beqirëve, Hazirëve, qafirëve!
Sot Presidenti i Kosovës ka takuar gjithë faktorin politik, me marr mendim, për ditën e zgjedhjeve të ardhëshme.
Aty kanë qenë të gjitha partitë parlamentare të Kosovës, veç LDK-së!
LDK-ja e ka bojkotu Hashim Thaçin.
LDK-ja i ka thanë “jo” Hashim Thaçit, nuk shkojnë të takohen me Presidentin e Kosovës, se u paska dalë shumë tradhtar dhe i ka pre në besë!
Hashimi ka pre në besë Isa Mustafën dhe lidërshipin e LDK-së, bash sikur Isa Mustafa dhe ky lidërship preu në besë gjithë elektoratin e Kosovës, të cilit i ishte betuar në fushatën e qershorit 2014 se do ta nxjerrin në opozitë Thaçin me Kadriun e me probatimë!
E kishin nxjerrë në opozitë veç nëse ishin treguaar të besë e fjalëmbajtës me elektoratin e tyre!
Por LDK-ja i Isa Mustafës, e Hamitëve, Beqirëve, Hazirëve e qafirëve e tradhëtuan elektoratin e Kosovës duke iu gjunjëzuar Hashim Thaçit.
Demek se po ua kërkonte Ambasada Amerikane!
Po tashti që ua punoi Hashim Thaçi, pse nuk u doli në krah Ambasada Amerikane?!
Po ua them unë se përse!
Se jeni faqezinj! Dhe askush nuk iu zë besë !
Jeni marrja e tokës të Kosovës !
E keni vjedhë Kosovën, pasunitë e saj duke rrënuar e partinë e Rugovës!
Dje, në ditën që ju rrëzunë, bash si e kishit hak, ata për të cilët iu tradhëtuat elektoratin që ju votoi,
si mos me ju besu veshëve, ju filluat me ligjëru kundër Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit!
Kush ju dëgjonte dhe ju shikonte ju pështynte përmas ekraneve të televizorëve!
Një det me pështyma ranë mbi turinjtë tuaj të besëpremë!
E akuzutë Kadri Veselin se bashkëpunon me nëntokën, kur ishit ju që e votuat për kryeparlamentar;
e akuzutë Hashim Thaçin për hajni, kur ishit ju që i dhatë votën dhe e bëtë president të Kosovës!
Pa votën tuaj as Kadri Veseli dhe as Hashim Thaçi nuk kishin arritë dot me u zgjedhë!
Ju ka interesu me bashkëqeveris edhe me Kadri Veselin edhe me Hashim Thaçin, sepse ju ka interesu pushteti me hajnu.
Prandaj jeni bërë balta e këpucën e Hashimit!
Prandaj jeni ba asfalti me ju shkel Hashim Thaçi e Kadri Veseli!
Tash edhe Hashimi edhe Kadriu ua pununë si e meriton, sikur ua kishin punuar edhe Fatmir Sejdiut!
Hallall u koftë!
Sepse LDK e Isa Mustafës është bërë marrja e Kosovës!
Qeveria e Isa Mustafës u rrëzu e poshtrume, ashtu sikur u votu e poshtrume!
Tash Kosova hyn në zgjedhje!
I uroj ma të mirën!
Të votojë për ata që e meritojnë besimin e popullit të Kosovës!
Ndërsa LDK-ja e Isa Musftës të futet nga nga dalë, veç mos t’i dalë më në sy popullit të Kosovës!
Ata që janë tregu me faqe e nder, duhet ta ngrejnë LDK-në, i kanë të gjitha shanset për ta ngritur,
por pa asnjë kompromis me varrëmihësit e vlerave të rugovizmit,
që janë Isa Mustafa me Hamitat, Beqirat, Hazirat e qafirat!
Larg tyne.
Ata të rrëzumë do të mbesin!