Lajme

TV Spektri: Te papranueshme kercenimet ndaj mediave dhe personaliteteve te tyre

Televizioni Spektri gjykon kërcënimet e fundit të inspiruara nga ana e bartësve të posteve publike ndaj personaliteve që menaxhojnë me mediat.

Rasti i datës 30 prill të këtij viti, ku ishin përfshirë familjarët e ngushtë të Jonuz Musliut e që për objekt sulmi potencial kishin pronarin e mediumit tonë, Xhelal Behluli, është tendencë e futjes së frikës ndaj medias por njëkohësisht edhe kanosje e rrezikut permanent ndaj individëve që kryejnë punët mediale.

Ky rast është edhe më i gjykueshëm kur kihet parasysh se z.Musliu është bartës i tre funksioneve publike, kryetar i LPD-së, Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, kështu që çdo keqpërdorim i familjarëve të tij, në këtë rast dy djemëve të të sipërmendurit, është njëkohëisht edhe njollosje e instituciove të cilat varen nga votat e popullit e jo nga familja e tij.

Nëse z. Musliu i pengojnë opinionet publike të njerëzve të medias, apo mendon se është shkelur në ndonjë mënyrë integriteti i tij, atëherë ai këtë duhet kërkuar e gjykuar në bazë të suazave legale e ligjore e jo të “ qërojë hesapet “ përmes metodave të rrugës.

TV Spektri kërkon që në radhë të parë z. Musliu të kërkoj falje publike për këtë gjest të ulët, ndërsa rastet “ kontestuese “ duhet lënë që t’i zgjidhin organet që janë të thirura për këto punë.

Çdokush që mendon të vazhdoj metodat e këtilla ndaj medias dhe puntorëve medial është i gjykuar të dal humbës ngase media është më e qëndrueshme sesa karriera e politikanve që shkojnë e viejnë.

Rastet e tilla TV spektri ka ditur t’i menaxhojë edhe në të kaluarën, kurse të njejtën gjë do ta dijë të bëjë edhe tash.

Me gjasë, fjalën e fundit do duhet ta thonë institucionet të cilat duhet gjykuar paanshëm, pa marrë parasyshë “ fuqinë “ politike apo publike të cilën mendon se e posedon ndokush.

Bujanoc: 3 maj 2017

Redaksia e TV Spektri

Related Articles

Back to top button