Shqiprim Arifi uron 1 Qershorin: Fëmijët janë pasuria më e madhe e Preshevës
Të dashur fëmijë!
Me rastin e ditës suaj “1 qershorit – Ditës ndërkombëtare të fëmijëve”, më lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta që këtë ditë t’a kaloni ashtu siç e meritoni, të keni përkujdesin më të madh nga prindërit tuaj, si dhe shoqëria jonë, e në veçanti institucionet shkollore, të cilët duhet të punojnë në edukimin dhe arsimimin tuaj, si dhe të gjitha institucionet që në një apo mënyrë tjetër e ndikojnë jetën dhe ëndërrat tuaja.
Ju meritoni që çdo ditë të jetës suaj t’a keni “1 qershor”, pasi përfaqësoni pjesën më të sinqertë dhe më të dashur të shoqërisë sonë, andaj ju meritoni të flijojmë kohën dhe vehten tonë, për të ju ofruar siguri dhe jetë më të dinjitetshme, sepse ju jeni ardhmëria e vendit dhe popullit tonë.
Gëzuar për shumë mote!