Lajme

15 muaj qeverisje të Komunës së Preshevës

15 muaj qeverisjeje…

Ku është besa e shqiptarit që se mbajtë?
Ku është fjala e të parëve shembull për ta mbartë?
Ku janë komandantat e UÇPMB-së si thoni “çantat plot me euro”.
Ku janë gjithë ata dëshmorë e varret nuk ju dini?
Ku mbeti vendi i bukur Presheva?
Ku janë shkollat që ju mbetën të shkreta?
Ku janë fabrikat,zhvillimi dhe shpetimi?
Ku janë rrogat e punësimi?
Ku mbeti vota jonë e lirë?
E pse se kemi një jetë më të mirë?
Ku mbetën gjithë ato premtime?
Pse ju mbetën “realizime.”
Ku janë fushat që nuk punohen?
Ku janë bujqit të stimulohen?
Ku janë zemrat tona që të mburremi?
Ku do të jetë ardhmërija jonë?
Ku do të jetë ardhmërija e fëmijëve tonë?
Ku janë gjithë ato premtime se do të na shpetoni?
Meqë po na fundosni!
Ku janë varret e dëshmorëve?
ku mbeti lapidari i dëshmorëve?
Ku mbeti referendumi i marsit 92?
Ku janë shkollat pa nxënësa e të shkreta?
Ku është shtëpia e shkatërruar e shëndetit?
Ku është siguria e lëvizjeve të lira?O na janë mbushur malet me çetnika.
Ku është fjala e shprehjeve të lira?
Ku jeni ju që shtroni darka e dreka?
Ku janë kujdesjet për jetimat?
Pse për ata s’mendoni e një gojë bukë s’ju dërgoni?
Ku janë trimat e lirisë në Gjilan e gjetiu.
Ku ështe dielli që t’më ngrohë?
Ku është Presheva ime që e dua ta shohë?

Bardh Avdiu Zürich.

Related Articles

Back to top button