Lajme

200 emigrantë problematik nga Sombori kthehen në Preshevë

Kë mëngjes pak para orës katër ka filluar aksioni lëvizja e emigrantëve nga qendra e përkohshme në Sombor. Janë zhvendosur rreth 200 persona, të cilët kanë qenë të zhurmshëm dhe problematik për banorët në rrethinën e Somborit.

Katër autobusë i kanë kthyer këta persona në Qendrën e pranimit në Preshevë. Në qendrën e Somborit sipas kreut të grupit parlamentar të SNS-së do të qënrojnë vetëm rreth 120 persona dhe atë vetëm familjet me fëmijë.

Zoran Rus theksoi se qyteti i Somborit zhvendosjen e emigratëve e ka kryer me pëlqimin e Ministrisë së Punë dhe çështjeve sociale. Situata në Sombor arriti kulmin pas sulmit tre ditor nga një grup i emigrantëve.

Related Articles

Back to top button